Aksioni opozitar/ Berisha: Protestat do kenë formën e mosbindjes civile, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni opozitar/ Berisha: Protestat do kenë formën e mosbindjes civile, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e3nde nuk e ka marrë një vendim për mbajtjen e protestës kundër qeverisë, teksa thksoi se kur ato të nisin do të jenë pa kthim.

 

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se protestat nuk do të jenë të zakonshme, por do të kenë formën e mosbindjes civile, që siç u shpreh ai, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë.

 

Advertisement

Nuk një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot”, tha Sali Berisha.

 

Berisha tha se janë qytetarët që do të thonë fjalën e tyre, duke theksuar se revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari.

 

Advertisement

Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile.

 

Parlamenti është bërë shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk” tha Sali Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy