Arratisjet gjatë diktaturës, ata që sfiduan regjimin komunist kujtohen përmes një ekspozite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arratisjet gjatë diktaturës, ata që sfiduan regjimin komunist kujtohen përmes një ekspozite

Rrëfimet rrëqethëse të atyre që morën arratinë nga kufijtë e Shqipërisë, gjatë periudhës 1944-1991, u sollën në vëmendje sot nga autoriteti i dosjeve.

Një prej tyre është Ilir Çullhai i cili gjithë jetën e ka kaluar në kampet e internimit.

“Kam lindur në kampin e internimit të Çermë, Sektorit. Familja ime në vitin 1946 u internua në kampin e Tepelenës, për arsye se u arratis gjyshi në 46 dhe bashkë me dajën e tij ju përgjigj Enver Hoxhës me armë në dorë, kundër rezistencës”, tha ish i burgosuripolitik, Ilir Çullhai.

Rrethanat e vështira, ndarja prej familjarëve dhe mohimi i arsimimit e detyruan Ilirin të provonte arratisjen. Tentativë kjo që rezultoi pa sukses, pasi policia kufitare në Gjirokastër e pikasi dhe e arrestoi sërish.

Advertisement

“Në vitin ‘91 u largova nga Shqipëria nga pika e kalimit në fshatin Vularat, në Gjirokastër. Aty na mbajtën disa ditë në Janinë e pastaj na transportuan në kampin e Çotilit të Kozanit. na lanë 6 muaj atje deri sa doli amnistia e korrikut të vitit 1991”, tha Çullhai.

Në harkun kohor të 45 viteve nga Shqipëria u arratisën rreth 13.600 persona e qindra të tjerë u vranë ose vdiqën gjatë përpjekjes për t’u larguar. Në kujtim të tyre, Autoriteti i Dosjeve çeli një ekspozitë me dëshmi, dokumente dhe të dhëna të tjera.

“Nga kërkimi në historiket e Sigurimit te Shtetit për periudhën 1944-1975, në harku kohor të 30 viteve 710 persona kane tentuar arratisjen nga ata 13 janë vrare , 55 arrestuar dhe dënuar, 619 ja kane dale te arratisen, 13 te rikthyer, 10 vrare pas rikthimit ne atdhe”, tha Gentiana Sula, kryetare e AIFSSH.

Përmes organizimeve të tilla autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit synon të hedhë drite mbi ngjarjet në kufi si dhe të realizojë një memorial ne kujtim te jetëve te humbura gjatë përpjekjeve për kalimin e kufirit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy