Bashkëpunoi me një galeri prestigjoze në New York/ Rama: Kur më kontaktuan mendova se po tallen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkëpunoi me një galeri prestigjoze në New York/ Rama: Kur më kontaktuan mendova se po tallen

Në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama bashkëpunoi me galerinë prestigjoze “Marian Goodman” në New York.

 

Për këtë bashkëpunim, Rama foli këtë të shtunë në podcastin e tij me dy sipërmarëse shqiptare.

 

Advertisement

Ai zbuloi se ishte një përfaqësues i galerisë që e kontaktoi. Kur i erdhi email-e, kreu i qeverisë tha se nuk e besoi, pasi mendoi se ishte tallje.

 

Por, Rama tregoi se pasi u interesua, pa që email-i ishte nga një person real dhe rezultoi në një bashkëpunim.

 

Advertisement

Unë mora një email nga galeria “Marian Goodman” në Neë York që është një nga galeritë më të mëdha të botës e thashë “Po tallen?” Më rrinte mendja që po sikur të mos jetë tallje, por të humbas një rast që është unikal në jetën e dikujt që merret me gjëra të tilla?

 

Dhe pastaj pyeta, gjeta mënyrën nëpërmjet një mikut tim që të pyesja dhe ishte në fakt një njeri real”, theksoi kryeministri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy