Berisha: Dosja ndaj meje është paçavure nga Rama, trillime monstruoze ndaj dhëndrit tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Dosja ndaj meje është paçavure nga Rama, trillime monstruoze ndaj dhëndrit tim

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka refuzuar sërish në mënyrë kategorike përfshirjen e tij apo të dhëndrit të tij, Jamambër Malltezi, në korrupsion. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryesocialistin, për të cilin thotë se ka orkestruar akuzat e ngritura ndaj tij.

 

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kemi të bëjmë me një flet-rrufe, që në çdo paragraf shprehet dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës dhe urrejtjes së tij.

Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje të ulta, manipulime dhe trillime monstruoze, faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për faj se është dhëndri im.”

Advertisement

 

Berisha pretendon se është i gatshëm të faktojë se nuk është i implikuar në aferën e privatizimit të kompleksit “Partizanit”.

Nga ana tjetër, dhëndri i tij pritet të dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy