Berisha: Komisionerët u përballën me presion dhe kërcënime nga më të papranueshmet, pjesëmarrja e denjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Komisionerët u përballën me presion dhe kërcënime nga më të papranueshmet, pjesëmarrja e denjë

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e tij të parë pas mbylljes së procesit të votimit në 61 bashkitë e vendit.

 

Në fjalën e tij para mediave, Berisha theksoi se pjesëmarrja ishte e denjë, ndryshe nga sa është raportuar nga institucionet.

 

Advertisement

“Nga kjo platformë dua ti përcjell përshëndetjen më të përzemërt, për të gjitha ata qytetarë dhe qytetare që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën me guxim dhe vendosmëri.

Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike.

Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por ndër pjesëmarrjet ndër më të denjat për qytetaret në të katër anët e vendit”, tha ish-kryeministri.

 

Advertisement

Berisha shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve që shprehën vullnetin e tyre, si dhe ndaj komisionerëve që vëzhguan dhe u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha bëri thirrje që procesi i numërimit të votave të ndiqet nga komisionerët me të njëjtën përgjegjësi, ndonëse theksoi se ata janë kërcënuar.

 

Advertisement

“U përballën me presion dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat. Në kushtet paqe kjo është detyra mbi të gjitha detyrat.

 

U bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave dhe oligarkëve, po me atë përgjegjësi të numërojnë cdo votë. Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë. Kjo betejë është një betejë e një rëndësia historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy