Caktohet data/ Ja kur do e mbaj opozita protestën e radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Caktohet data/ Ja kur do e mbaj opozita protestën e radhës

Protesta e radhës e partisë demokratike do të mbahet në 3 mars.

 

Vendimi u mor pas mbledhjes së Kryesisë së PD!

 

Advertisement

Pas dy protestave kombëtare, një në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe tjetra para Kuvendit, në 3 mars do të jetë tubimi i tretë në një kohë të shkurtër.

 

Protesta e djeshme, ndryshe nga ajo e datës 11 shkurt, u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

 

Advertisement

Turma në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit, u përplas me policinë, duke hedhur më pas edhe molotov ne drejtim të tyre.

 

Nga këto tensione, 3 efektivë u dëmtuan lehtë, ndërsa dy persona u arrestuan ditën e sotme nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim.

 

Advertisement

Protestat e opozites lidhen me akuzat e forta kunder kryeministrit Rama, për takimet e dyshimta sipas opozites qe ai ka zhvilluar me ish-drejtuesin e FBI McGonigal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy