Dëbora deri në 50 cm izolon juglindjen, mijëra familje në qarkun e Korçës ngelin pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora deri në 50 cm izolon juglindjen, mijëra familje në qarkun e Korçës ngelin pa energji elektrike

Pothuajse të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të juglindjes së vendit janë të izoluara. Kalimi me vështirësi me zinxhirë bëhet vetëm në pjesën më të madhe të qendrave administrative. Më tej edhe për shkak të trashësisë se dëborës që ka shkuar deri në 50 cm është thuajse e pamundur lëvizja.

E rëndë situata paraqitet në të gjitha fshatrat e njësive administrative Dardhas, Trebinjë e Velçan në bashkinë e Pogradecit ashtu siç paraqitet e tillë edhe në fshatrat e Voskopojës, Lekasit, Vithkuqit në bashkinë e Korçës.

E rëndë situata për shkak të trashësisë se madhe te dëborës paraqitet në gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në fshatrat e njësive administrative Gorë e Moglicë të bashkisë së Maliqit.

Trashësia e dëborës ka bërë të vështirë qarkullimin e banorëve edhe në fshatrat e bashkisë së Kolonjes, aty ku ditën e djeshme në kthesën e Barmashit disa automjete janë bllokuar e është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur tërheqjen e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që kanë qenë në këto mjete.

Advertisement

Më shumë se 20 mjete borëpastruese prej më shumë se 20 orësh vazhdojnë të punojnë për të mbajtur nën kontroll kalimin e mjeteve në akset kryesore nacionale të juglindjes, përfshi këtu Kapshticë – Qafë Thanë

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit janë të kalueshme por policia e qarkullimit rrugor u kërkojnë drejtuesve të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë ashtu siç u kërkohet qarkullimi me goma dimërore edhe në akse të tjera nacionale.

Nga ana tjetër, për shkak të motit të keq, mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Burime zyrtare nga OSSHE për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatra të shumta të njësive administrative të bashkive Pogradec, Kolonjë, Korçë, Devoll, Maliq.

Advertisement

Situata bëhet më e rëndë përsa i përket rikthimit të energjisë elektrike nga trashësia e madhe e dëborës dhe pothuajse pamundësia e grupeve të punës për të ndërhyrë.

Pa energji elektrike janë fshatra të tërë në Çlirim, Panarit, Grabockë e Treskë. Gjithashtu pa energji elektrike janë fshatrat Podgozhan aty ku më tepër se 1000 familje prej më tepër se 10 orë vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ashtu siç vuajnë dhe banorët e fshatrave Shpellë, Jollë, Homçan, Homezh, Trebinjë, Cezmë.

Probleme me energjine elektrike paraqiten dhe në fshatrat e Maliqit si Senishti, Zvarishti, Tresova dhe Lozhani.

Edhe në Kolonjë fshatrat e Rehovës dhe fidri numër 2 në nënstacionit të Ersekës ka lënë pa energji elektrike me tepër se 400 familje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy