Dëmtohet prodhimi i mjaltit/ Reshjet dhe temperaturat e ulëta pakësojnë ushqimin për bletët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëmtohet prodhimi i mjaltit/ Reshjet dhe temperaturat e ulëta pakësojnë ushqimin për bletët

Reshjet e shumta të ditëve të fundit, si edhe temperaturat e pazakonta për stinën e pranverës po rrezikojnë prodhimin e mjaltit për të gjithë bletërritësit në Korçë.

 

Ata thonë se lagështia ka sjellë mungesë të ëmbëlsisë së polenit në lulet e drufrutorëve dhe jo vetëm.

 

Advertisement

Në kushte të tilla prodhimi nuk do të jetë ai i pritshmi.

 

KLEDIAN KOSTURI

 

Advertisement

BLETERRITES

 

Kjo vjen për shkak të mungesës së ëmbëlsisë së polenit në lulet e drufrutorëve dhe jo vetëm. Në mungesë të ëmbëlsisë në lulet, kolonitë e bletëve gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë dalë në kullotë.

 

Advertisement

Edhe për specialistin Arben Dulellari kjo situatë e pazakontë me reshje kaq të shumta ka sjellë shpëlarjen e luleve e për rrjedhojë ka më pak ushqim për bletën.

 

ARBEN DULELLARI

 

Advertisement

SPECIALIST

 

Bletërritësit të shtojnë sasinë e ushqimit për bletën për sa kohë kemi situata të tilla atmosferike.

 

Advertisement

Në juglindje ka më shumë se 52 mijë familje bletësh, e pjesa më e madhe e tyre janë të vendosura në Korçë dhe Devoll.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy