Detaje të reja nga dosja e “Bajrave”/ Biznesmeni Gjoka ishte në dijeni të të gjitha krimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga dosja e “Bajrave”/ Biznesmeni Gjoka ishte në dijeni të të gjitha krimeve

Detaje tronditëse janë zbuluar për mënyrën sesi grupi kriminal ku bëntë pjesë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Bajrat e Shkodrës dhe Ervis Martini, komunikonin për të eliminuar armiqtë e tyre.

 

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme që ka siguruar Vizion Plus, tregohen me detaje të gjitha lëvizjet dhe planet për ekzekutimin e Gjin Ndojit i njohur edhe me mbiemrin Boriçi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020. Janë të gjitha transkriptimet e ardhura nga pala franceze ku është bërë i mundur zbërthimi i roleve të anëtarëve të grupit kriminal.

 

Advertisement

Ervis Martinaj porositi vrasjen e Ndojit duke kontaktuar me Behar Brajoviç, i njohur me mbiemrin Bajri. Në këmbim të vrasjes së Ndojit, Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliu.

 

Biznesmeni Gjoka ishte në dijeni për të gjitha vrasjet dhe ekzekutimet. Madje ai ndihmoi Behar Brajoviqin për fshehjen e automjetit që u përdor në vrasje. Gjoka në këmbim i kërkoi Martinajt që të ekzekutonte personin që para disa vitesh e kishte plagosur, ish-efektivin Kleant Musabelliu.

 

Advertisement

Behar dhe Denis Brajoviç kanë organizuar ekzekutimin e Gjin Ndojit. Ata kanë marrë pas ngjarjes telefonat e viktimës, kanë djegur mjetin si dhe kanë fshehur armët. Gjithashtu Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt.

 

Në dosje thuhet se Denis Brajoviç në mesazhe është shprehur se gjatë vrasjes i ishte bllokuar arma. Ai shkruan gjithashtu se e ka qëllaur në kokë dhe në gjoks viktimën, madje ai i ka thënë disa fjalë përpara se të ndërronte jetë. Ndërsa Martinaj interesohej nëse doli në media ngjarja e rëndë.

 

Advertisement

Në transkriptime dalin edhe detaje të frikshme ku Pëllumb Gjoka pasi merr vesh që armiku i Martinajt është ekzekutuar i shkruan mesazh Beharit duke i thënë që viktima qoftë me Zotin.

 

Sa i takon vrasjes së kërkuar nga Gjoka, ky i fundit shprehet se e donte të vdekur Musabelliun dhe jo të gjymtuar.Ndër të tjera Behar Brajoviç porositi vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit në vitin 2020, por krimet nuk u arritën të kryheshin.

 

Advertisement

Nga përgjimet Behar Brahoviç, ose i njohur si Bajri i tregon Pëllumb Gjokës që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkonte njerëz për ta kryer. Në një moment ai i sugjeron Prek Kodrën, ky i fundit i njohur edhe si personi që u dyshuar se do tentonte eleminimin e kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Nderkohe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, në kohën që ishte shef krimesh në Shkodër, informonte Bajrat për aksionet e RENEA-s.

 

Nga ana tjeter ish-drejtori i Operacionales Oltian Bistri informonte Ervis Martinajn për të gjitha lëvizjet e policisë dhe operacionet që kryheshin ndaj tij ose anëtarëve të bandës. Ndërsa prokurori Xhevahir Lita kujdesej që të mbyllte dosjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy