Dhunë ndaj gruas dhe kunatit, një i arrestuar në Sarandë, tjetri shpallet në kërkim në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunë ndaj gruas dhe kunatit, një i arrestuar në Sarandë, tjetri shpallet në kërkim në Vlorë

Policia ka arrestuar një person në Sarandë dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se në pranga ka rënë 66-vjeç me iniciale Th.Sh, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Sh., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Blutë e Vlorës nga ana tjetër kanë shpallur në kërkim një 27-vjeçar nga Tirana, pasi ka goditur kunatin.

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, kunatin e tij, shtetasin S. Sh”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy