Dhurimi vullnetar i gjakut/ Autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kontribute

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhurimi vullnetar i gjakut/ Autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kontribute

Vetëm 25% e nevojave për gjak në vendin tonë plotësohen nga dhurimet vullnetare, ndërsa pjesa tjetër me anë të sasisë që japin familjarë të pacientëve në raste të ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

Edhe pse në nivele të ulëta, ky vit ka regjistruar rritje të dhurimeve vullnetare.

 

Advertisement

MIRELA SPAHIU

 

QENDRA KOMBETARE E TRANSFUZIONIT TE GJAKUT

 

Advertisement

“Numri  i vullnetarëvë dhurues të gjakut është në rritje. Janë rreth 600 fëmijë talasemikë që kanë nevojë për gjak, që këmi arritur ta menaxhojmë. ndërsa sa i përket kategorizimit, dhurmiet famlijare mbajnë peshën kryesore.”

 

Nevojat për gjak janë në çdo ditë të vitit, por në 14 qershor ditën botërore te dhuruesve të gjakut, të gjithë bëhen bashkë për të dhënë një mesazh. Edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri janë ndërgjegjësuar në këtë ditë.

 

Advertisement

MAREK URBAN

 

AMBASADOR I ÇEKISE NE TIRANE

 

Advertisement

“Është hera e parë që dhuroj gjak në Shqipëri, por në vendin tim e bëj shpesh  këtë gjë.”

 

Edhe në qytetet e tjera qytetarët kanë dhuruar vullnetarisht gjak.

 

Advertisement

Në verë nevojat për gjak rriten, ndaj specialistët bëjnë apel për më shumë dhurime vullnetare në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të të gjithë atyre që kanë nevojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy