Dita e katërt e protestave, gaz lotsjellës te Drejtoria e Policisë, plagoset në sy një efektiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

20:15- Policia e Shtetit njofton se gjatë protestës së të shtunës, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura nga turma e protestuesve, është dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv i policisë.

20:02- Protestë për vrasjen e 25 vjeçarit dhe në Elbasan. Dëmtohen dekorimet për festat e fundvitit. Policia shoqëron disa të rinj

19:50- Protesta drejt mbylljes. Forcat e Policisë nisin të tërhiqen. Arrestime të rinjsh në rrugë.

Lexo edhe:
Arrestime dhe gaz lotsjellës, dita e katërt e protestave në foto

Advertisement

19:44- Protesta për Klodian Rashën, Vasili sulmon Ramën: Nuk mund të arrestosh të gjithë rininë

I ashpër ka qenë reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në ditën e katërt të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sipas Vasilit, Edi Rama kujton se do të mund të arrestojë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.

Advertisement

19:32- Vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Policia ka hyrë në zonën e ish-Bllokut dhe vazhdon shoqërimet e të rinjve.

19:19- Protestuesit mblidhen te ura e Drejtërorisë së Policisë. Hidhet gaz lotsjellës. Në mbështetje të FNSH dhe botet e ujit me presion.

19:05– Policia nis shoqërimet e të rinjve, pjesëmarrës në protestë. Mes personave të ndaluar ka dhe shumë të mitur.

Advertisement

VIDEO:
Policia nis shoqërimet e protestuesve. A2 kap momentin e ndalimit të një të mituri

18:57- Dhjetëra të rinj janë grumbulluar te Drejtoria e Policisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ka persona të shoqëruar.

18:52– Protestuesit nisin të shkatërrojnë sinjalistikën dhe koshat e mbeturinave në Rrugën “Myslym Shyri”. Në rrugët e kryeqytetit dëgjohen shpërthime shashkash.

Advertisement

18:45- Policia me strategji të re në këtë protestë. Kontrolle të rinjve në rrugët dytësore.

Lexo edhe:
Protesta në Tiranë, policia kontroll të rinjve në rrugët e ish-Bllokut

Advertisement

18:42-Nis e qetë protesta e së shtunës, protestuesit marshojnë në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

18:21- Një protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ka nisur dhe në qytetin e Durrësit. Qindra të rinj janë grumbulluar dhe po marshojnë drejt komisariatit të qytetit, ashtu si një ditë më parë.

Dhjetëra të rinj kanë dalë për të katërtën ditë radhazi në rrugët e kryeqytetit për të protestuar sërish për vrasjen e të riut Klodian Rasha gjatë ndjekjes nga patrulla e policisë.

Protestuesit kanë ndryshuar sërish kërkesat e tyre drejtuar autoriteteve. Ata nuk janë mjaftuar me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kërkojnë dhe shkarkimin dhe arrestimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, drejtësi për ngjarjen e rëndë dhe lirimin e të gjithë personave të arrestuar.

Advertisement

Ashtu edhe si mbrëmjen e kaluar policia ka marrë masa tepër të forta për protestën duke krijuar kordonë sigurie në institucionet kryesore. Efektivë të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ardhur dhe nga rrethet.

Gjatë tre ditëve të para të protestave pjesëmarrësit janë përplasur me forcat e policisë, ku ka pasur të lënduar nga të dyja palët. Dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariate dhe proceduar penalisht, mes tyre dhe shumë të mitur.

Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit ku kanë dëmtuar dhe shumë dyqane, dekorime dhe kanë sulmuar dhe institucionet.

Protesta të ngjashme ka pasur dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku të gjitha kanë pasur si kërkesë kryesore drejtësi për djaloshin e vrarë.

Advertisement

Gjatë ditës së shtunë një manifestim i dhunshëm u regjistrua në qytetin e Shkodrës, ku manifestuesit hynë dhe në zyrat e Partisë Socialiste dhe e shkatërruan plotësisht atë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy