Doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 20-vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 20-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person që dyshohet se shiste lëndë narkotike. Policia njofton se gjatë kontrolleve për goditjen e këtij fenomeni kanë sekuestruar sasi kanabisi të ndara në doza, gati për shitje.

 

“Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës”, njofton policia.

 

Advertisement

Si pasojë, është vënë në pranga 20 vjeçar dhe në hetim një shtetas 30 vjeçar.

 

“Nga kontrollet e ushtruara, në banesën e 20-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasi M. M. u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde”, sqarohet në njoftim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy