EMRI/ Plagosja e 55-vjeçarit në Kavajë, policia arreston autorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Plagosja e 55-vjeçarit në Kavajë, policia arreston autorin

Policia e Kavajës ka vënë në pranga Armando Shtinin, 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit I.K.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.5 në Kavajë.

Shtetasi I. K., 55 vjeç mbeti i plagosur me thikë në krah. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se Shtini ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy