Familja e Klodjan Rashës ka bërë thirrje që situata të qetësohet në mënyrë që dhimbje e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.
Përmes një letre publike, familjarët e 25-vjeçarit të vrarë kanë shprehur keqardhje për efektivin e plagosur gjatë protestës, i cili rrezikon të humbasë njërin sy.
Ata kërkojnë që protestuesit mos të shkaktojnë trazira në emër të Klodian Rashës, por vetëm garantimin e drejtësisë nga ana e shtetit.
“Ato që po shohim të ndodhin pas humbjes së djalit tonë, nuk na ngushëllojmë po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme. Duam drejtësi. Rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici, nuk sjellin drejtësinë, por vetëm padrejtësi të tjera. Politikanët t’i thirrin mendjes se boll e kanë lodhur këtë popull me lojërat e tyre dhe të mos i hedhin më benzinë zjarrit për interesin e tyre.”