Favorizoi një person të kryente ndërtime pa leje/ Arrestohet drejtori i IKMT-së në Sarandë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Favorizoi një person të kryente ndërtime pa leje/ Arrestohet drejtori i IKMT-së në Sarandë (EMRI)

Policia e Sarandës ka arrestuar kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Nasip Hoxha.

 

Policia bën me dije se Hoxha akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

 

Advertisement

Hoxha  akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

 

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Mjegulla”.

 

Advertisement

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për  kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.      

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:       

  

Advertisement

N.H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

 

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.   

   

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy