Festohet Sulltan Nevruzi, 22 Marsi shënon lindjen e një dite të re pas dimrit dhe ditëlindjen e Imam Aliut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festohet Sulltan Nevruzi, 22 Marsi shënon lindjen e një dite të re pas dimrit dhe ditëlindjen e Imam Aliut

Bektashinjtë kremtojnë sot festen e Sulltan Nevruzit, që shënon edhe ditëlindjen e Imam Aliut. Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët i janë drejtuar kryegjyshatës për të kryer ritet fetare.

 

Në mesazhin e tij Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj nënvizoi rëndësinë që ka mbizotërimi i paqes.

 

Advertisement

EDMOND BRAHIMAJ

KRYEGJYSHI BOTEROR I BEKTASHINJVE

“Shpërndani paqe kudo dhe porosia për të gjithë të rinjtë shqiptarë në këtë ditë të shënjtë: Bëni ju ndryshimin që dëshironi në vendin tuaj  sepse ka nevojë për ju.”

 

Advertisement

Për bektashinjtë, Sulltan Nevruzi konsiderohet fillimi i një dite të re, i një periudhe që lë pas dimrin dhe kalon në stinën e ngrohtë. 22 marsi festohet në mënyrë të veçantë, me gatime karakteristike dhe vizita mes te afërmve.

 

“Nusja bën dyrek me 12 lloje, mish të pjekur me patate dhe ëmbëlsirë.”

“I festoje festat nuk i neglizhojmë.”

Advertisement

 “Bëjmë byrekun, ëmbëlsirën dhe pulë të pjekur.”

 

Fëmijët kanë gëzuar më shumë e kanë shprehur edhe dëshirat e tyre.

Unë e festoj duke ndezur qirinj dhe duke shprehur dëshira. Dëshira që kam shprehur është të mësoj sa më shumë në shkollë dhe të jëm i pari.”

Advertisement

 

Kryeministri Rama uroi besimtarët përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se 22 marsi është një ditë të bekuar.

Nga selia e Kryegjyshatës dhanë urimet e tyre edhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit e politikës.

 

Advertisement

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Uroj të gjithë Bektashinjve shqiptarë gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin, mbarësia dhe shpresa mbizotëroftë në familjet tuaja.”

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR I PL

“Të jemi të bashkuar, optimist dhe të arrijmë objektivat që i bëjnë të rinjtë të qëndrojnë këtu me besim të plotë për të ardhmen. Pranverë pa të rinj nuk ka”

 

Advertisement

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

“Puna jonë bëhet më e lehtë, kur njerëzit janë shpirtërisht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpunojnë e jo të përçahen.”

 

Advertisement

BELIND KELLIÇI

DEPUTET I PD

“Uroj paqe dhe begati për cdo familje shqiptare, por mbui tëe gjitha për të rinjtë qëmë shumë se kurrë sepse sot kanë nevojë për mesazhe shprese.”

 

Advertisement

 

Ndërkohë, me rastin e Sulltan Nevruzit, besimtarët bektashinj në Gjirokastër, Berat, Korçë, por edhe në qytete të tjera, i janë drejtuar teqeve për të kryer ritualet e kësaj feste.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy