FMN: Çmimet? Jo ulje taksash/ “Qeveria të mos ndryshojë buxhetin me akte normative”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FMN: Çmimet? Jo ulje taksash/ “Qeveria të mos ndryshojë buxhetin me akte normative”

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është në të njëjtën linjë me bankën e Shqipërisë kur thotë se kriza e çmimeve që ka prekur vendin do të jetë kalimtare, por ajo mbart rrisqe. Sipas shefes së FMN, Yan San qeveria duhet vetëm të mbështesë familjet me të ardhura të ulta, por nuk duhet të bëjë subvencionim me bazë të gjerë, gjithashtu FMN kundërshtoi me forcë uljen e taksave, të propozuar nga opozita, si një mjet për të ulur çmimet në treg.

Efekti i çmimeve do të jetë i përkohshëm. Qeveria në politikat e saj duhet të adresojë shtresat e varfra, që kanë të ardhura të ulëta dhe janë në programe ndihme. Nuk rekomandojnë subvencionimet me bazë të gjerë pasi ato inkurajojnë konsum të lartë. Sa i takon propozimit për uljen e TVSH-së, ne jemi kundër ndryshimeve të sistemit të taksave, sepse komplikon të ardhurat dhe nuk transmetohet në uljen e çmimeve dhe nga kjo përfitojnë më shumë ata që nuk kanë nevojë për ndihmë. Sistemi tatimorë është ndryshuar shumë shpesh dhe cenon stabilitetin e financave.

Edhe më herët FMN e ka vënë theksin tek kujdesi I shpenzimeve buxhetore të cilat duhet të fokusohen tek nevojat, ndërsa qeveria parashikon projekte ambicioze që nuk lidhen me tërmetin. Paralelisht FMN apelon që të ndalen ndryshimet buxhetore me akte normative.

Duhet rritur cilësia dhe transparenca e investimeve publike. Investimet ambicione duhet të jenë më të moderuara, fondet duhet të fokusohen atje ku është më shumë e nevojshme. Një vend me borxh dhe deficit të lartë, investime e medha që nuk lidhen me termetin duhet të frenohen. Ndërsa sa I përket ndryshime ne buxhet me akte normative ato duhet të ndalen, pasi po rrezikojnë dobësimin e besueshmërisë bushetore.

Advertisement

Këtë qëndrime u bënë gjatë një konference online të FMN ministrisë së Financave dhe bankës së Shqipërisë, pas konsultimeve që shefja e FMN pati me autoritetet shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy