FOTO/ Vrau 41-vjeçarin nga Fieri në derë të shtëpisë, kjo është makina me të cilën u arratis autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Vrau 41-vjeçarin nga Fieri në derë të shtëpisë, kjo është makina me të cilën u arratis autori

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e makinës me të cilën është larguar autori i dyshuar i vrasjes së Elton Javorit.

 

41-vjeçari nga Fieri u ekzekutua ditën e sotme, rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”.

Advertisement

Javori u qëllua me dy plumba në bark 100 metra larg shtëpisë.

 

Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetone.

Advertisement

 

Policia tha se ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në Fier dhe në Vlorë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

 

Motivi i ngjarjes është ende i paqartë për hetuesit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy