Gërryenin dherat në afërsi të grykëderdhjes së Matit, arrestohet adminsitratori i firmës, gjobitet me 2 mln lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gërryenin dherat në afërsi të grykëderdhjes së Matit, arrestohet adminsitratori i firmës, gjobitet me 2 mln lekë

Kurbin- Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e IKMT, kanë finalizuar operacionin “Excavation”.

Njëc kamion dhe një eskavator me të cilët gërryhej në afërsi të grykëderdhjes së lumit Mat dhe transportoheshin dherat e përfituara në kundërshtim me ligjin janë sekuestruar.

Administratori  i biznesit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda është arrestuar. Gjithashtu, për këtë veprimtari të kundërligjshme, ai u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë.

Sipas policisë, në pranga ra shtetasi F. F., 38 vjeç, banues në Lezhë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy