Gjiknuri pas Kryesisë: PS hyn e sigurtë në zgjedhje me një program të qartë, opozita e zhytyr në rublat ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri pas Kryesisë: PS hyn e sigurtë në zgjedhje me një program të qartë, opozita e zhytyr në rublat ruse

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër ashtu siç e përcakton Kodi Zgjedhor.

 

Ai theksoi se PS nuk ka qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.

 

Advertisement

Është një mbledhje organizative pune, PS hyn e sigurtë me një program të qartë , në funksion të rezultatit shumë të mirë që do të marrim Ne nuk duam të bërtasim, kemi menduar një strategji që shumë shpejt do të bëhet publike, do të synojmë aktivitete më të qeta dhe më të vogla”, tha Gjiknuri.

 

Numri dy i socialistëve u shpreh se ndryshe nga opozita e cila është e zhytur në rublat ruse, strategjia që ka zgjedhur PS është ajo e ndërtimit të së ardhmes së vendit dhe të qytetarëve shqiptarë.

 

Advertisement

Rublat ruse ata janë vetë të zhytur, strategjia jonë është për ndërtimin e të ardhmes, pala tjetër ju e dini që ka një strategji tjetër që nuk përkon me atë të shqiptarëve.

 

Nuk është çështja jonë, ju takon organeve të drejtësisë që të zbulojnë të vërtetën, PS e ka bërë thirrjen që kjo është një çështje kombëtare, që duhet të marrë zgjidhje nga drejtësia.

 

Advertisement

Përveç faktit që PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë, ne duam të japim mesazhe për qytetarët, ne e shikojmë Shqipërinë si një vend që po bën progres, stabël që po rritet në të gjitha dimensionet. Ne mbjellim një pemë, ata le të çirren”, deklaroi Gjiknuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy