![Gjykata e Vlorës lë në burg 13 të arrestuarit e “tempullit”/ 5 të tjerë lihen në arrest shtëpie, ja arsyet](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2018/03/gjykata-e-vlores-1.jpg)
Gjykata e Vlorës, ka lënë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për 13 persona të cilët u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të dielë, në kuadër të operacionit Tempulli.
Ndërsa për shkak të moshës dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie ” arrest shtëpie” për Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.
Advertisement
Ndërkohë më kërkesë të prokurorisë, kanë përfituar masë të lehtë edhe Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka , për rrethanat familjare.
Advertisement
Sipas avokatit Edmond Dëma, për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.