Grabitje me sqepar/ Dy autorët i marrin 3 milionë një kambisti dhe përplasen me automjetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 55-vjeçar ka rënë pre e grabitjes në mes të ditës në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05 të mëngjesit të kësaj të marte, ku 2 persona kanë goditur me sende të forta punëtorin e një pike këmbimi dhe kanë arritur që të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas dëshmisë të së grabiturit, Qani Zili, autorët e kanë kërcënuar dhe goditur me sqepar dhe më pas i kanë marrë çantë me para. Zili tha përpara policisë së nuk e dinte sesa ishte shuma brenda në çantë. Por sipas dëshmisë së pronarit të pikës së Exchange dyshohet se autorët kanë arritur të marrin 3 milionë lekë të vjetra.

Autorët të cilët ishin me motor, pas grabitjes u përplasen me një automjet në rrugë dhe më pas janë arratisur në këmbë duke u fshehur në rrugica.

Advertisement

Policia ka rrethuar zonën dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë që kanë filmuar ngjarjen me qëllim identifikimin e dy autorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy