“Kam çuar mbi 15 kallëzime”, Tabaku: Opozita furnizon SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kam çuar mbi 15 kallëzime”, Tabaku: Opozita furnizon SPAK

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Quo Vadis” të moderuara nga Pranvera Borakaj. Deputetja demokrate tha se Reforma në Drejtësi ka qenë një kërkesë e kahershme e procesit të integrimit.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit deklaroi gjithashtu se opozita, pavarësisht vështirësive që ka, është furnizuesja më e madhe e SPAK me dosje në mënyrë që drejtësia të vijojë të bëjë punën e vet.

Tabaku: Është diskutuar që në vitin 2009 por nuk është bërë. Filluan diskutimet pas vitit 2014-2015. Të gjithë ne duhet ta dimë se në qoftë se sot kemi një BKH që ekziston është si rezultat i propozimeve të Partisë Demokratike. Diskutimi i atëhershëm ishte që BKH të ishte në minsitrinë e Brendshme. Nuk ekzistonte një organizatë, një operacion i monitorimit ndërkombëtar dhe ka qenë kërkesë e PD që ky operacion i monitorimit ndërkombëtar të ishte atje për të mbikëqyrur këtë proces. Pra janë shumë larg të vërtetës deklaratat e kryeminsitrit me atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Ka pasur ndryshimet kushtetuese 140 vota, ndërkohë që ndryshimet e ligjeve nuk kanë qenë konsensuale përveç SPAK. SPAK ishte i vetmi institucion që u kërkua me dakordësi dhe sot opozita megjithë vështirësitë që ka, është prodhuesja më e madhe e kallëzimeve në SPAK. Unë kam çuar 15 kallëzime vetë, për çështjen e inceneratorëve. Kam çuar për energjinë, për çështje të tjera. Që të thuash që opozita e sulmon SPAK, mund të ketë të vëreta për njerëz të caktuar që mund të jenë mosbesues, por unë shoh edhe kolegë të tjerë që kanë çuar dosje për t’i dhënë SPAK një mundësi për të treguar që drejtësia punon dhe funksionon.

Advertisement

Tabaku tha se ndërkombëtarët mbështesin luftën kundërr korrupsionit dhe gjithashtu duan që mos ketë mbivendosje të strukturave në këtë proces, që të mos preket Reforma në Drejtësi dhe mos ketë hapa pas në punën e SPAK. Gjithashtu e rëndësishme është që duart e politikës të jeën larg SPAK, sipas Tabakut./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy