Konventa Ndërkombëtare e Turizmit/ Duro: Promovim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, tërheq investime strategjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konventa Ndërkombëtare e Turizmit/ Duro: Promovim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, tërheq investime strategjike

Këtë të hënë Shqipëria u bë vendi i parë në Ballkan që çeli siparin e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit me pjesëmarrës nga 38 vende të botës.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit, Herida Duro në një intervistë për Vizion Plus ndan detaje lidhur me këtë organizim dhe me të pranishmit që gjenden në vendin tonë

 

Advertisement

Cili është qëllimi i kësaj konvente?

 

“Në të vërtetë është një ngjarje javore kjo e turizmit, ku kryefjala do të jenë ashtu siç vetë titulli “Festa” dhe përmban fjalët kryesore, të ardhmen e një turizmi të qëndrueshëm e mjedisorë. Do të jenë këto fjalët kryesore që do të përdoren, trajtohen në të gjitha panelet që do të kenë të ftuarit në nivele më të larta që do të jenë në këtë forum”, tha ajo.

 

Advertisement

Cilët janë të pranishmit më të rëndësishëm që janë ftuar dhe aktualisht marrin pjesë në forum?

 

“Kemi prezencën e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Polikashvill, prezencën, ekselencën e zv.Presidentit të Komisionit Europian, si dhe kryeministri Rama, i cili po mban fjalën e tij për të pranishmit, janë rreth 500-600 të pranishëm në ceremoninë hapës ku do të bëhet ky prezantim, por edhe në ditët e tjera ka interes dhe vëmendje të shtuar të të gjitha paneleve. Nga nesër do të ketë një panel të niveleve më të larta ministrore në orën 10:00 të paradites për t’u pasuar nga një panel tjetër i investitorëve më strategjik në Shqipëri të cilët kanë kryer apo kanë në plan të kryejnë projekte të veçanta strategjike, të cilët e vënë Shqipërinë në hartën e brandeve të mëdhenj dhe emrave të mëdhenj. Më tej, për të vijuar me donatorë, me bashkëpunëtorë, me operatorë të cilët do të vendosin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin si një markë të veçantë të destinacionit botëror të turizmit”

 

Advertisement

Prej muajsh Shqipëria në shumë media ndërkombëtare e ka gjetur veten si një vend që duhet vizituar dhe nuk duhet humbur. Cilat janë pritshmëritë për vitin 2023?

 

“Shqipëria siç edhe po lansohet në të gjitha këto mediume, media prestigjoze, editoriale, speciale që e përshkruajnë Shqipërinë si destinacion tashmë të zbuluar, por ende jo aq sa duhet dhe një suprizë do të thoja, sepse sa herë mediat dhe njerëzit e prekin Shqipërinë gjejnë ende thesare të traditës, mikëpritjes, kulturës, së kulinarisë,  së shumë elementëve të cilat të gjitha bashkë nuk i gjejnë në shumë vende apo në vende rreth zonës e Rajonit tonë. Kjo është kartolina jonë, ajo që në iu prezantojmë të gjithë turistëve dhe të gjithë investitorëve, për të provuar dhe parë këtë ndjesi nga afër, çfarë ofron Shqipëria e së bukurës, e ngrohtë e miqësisë e kësaj feste”, shtoi ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy