Kosova miraton masa të reja, kërkohet dëshmi vaksinimi nga 20 gushti për ambientet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova miraton masa të reja, kërkohet dëshmi vaksinimi nga 20 gushti për ambientet publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit. Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe festa të tjera familjare me mbi 100 persona, nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve. Dëshminë për vaksinim duhet ta kenë edhe personat që punojnë në këto biznese dhe kanë kontakt me njerëz.

Bizneset do të detyrohen që të angazhojnë dikë që të kontrollojë dokumentet e kërkuara për të fituar qasje nëpër organizime. Personat nën moshën 18-vjeçare nuk janë të detyruar të prezantojnë këtë dëshmi, përveç rasteve kur hyjnë në klube të natës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy