Kriza e refugjatëve ukrainas/ Niko Peleshi: Shqipëria, e gatshme të hapë derën e shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza e refugjatëve ukrainas/ Niko Peleshi: Shqipëria, e gatshme të hapë derën e shtëpisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, realizoi një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, ku tregoi kërkesat që duhet të kryejë Shqipëria brenda aleancës.

 

“Si vend anëtar i NATO-s, ne marrim detyra ushtarake nga komanda supreme. Jemi angazhuar për të përmbushur kërkesën e komandantit suprem për të shtuar një njësi shtesë në Bullgari. Edhe në Kosovë kemi shtuar një togë, një kompani. Të gjithë këto janë në kuadrin e rritjes së prezencës së NATO-s, në kushtet kur siguria evropiane është tronditur fortë nga agresoni rus.”

 

Advertisement

Por, a është e përgatitur Shqipëria për të pritur refugjatë ukrainas?

 

“Kryeministri ynë në samitin e liderëve ka qenë ndër të parët që ka vetëofruar Shqipërinë për të pritur refugjatë të mundshëm ukrainas, madje para se lufta të fillonte. Edhe unë, sot, kam shprehur gatishmërinë tonë për të pritur, nëse do të jetë e mundur, refugjatë ukrainas në vendin tonë. Janë vendet në kufi që po përballen me një valë të gjatë refugjatësh. Ka një unitet dhe kohezion të pandodhur ndonjëherë në të gjithë kuadrin e NATO-s. Shqipëria është nga vendet e para në NATO-s që ndonëse është një vend i vogël, është e gatshëm që të hapë derën e shtëpisë për të ndarë barrën me NATO-n.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy