Lejuan familjarët të ndërtonin pa leje, arrestohen arrestohen inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj në Kukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lejuan familjarët të ndërtonin pa leje, arrestohen arrestohen inspektori i IMTV dhe Administratori i Njësisë Golaj në Kukës

Punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV), shtetasit B.U. si dhe të Administratorit të njësisë administrative Golaj në Kukës, shtetasit U.D. u arrestuan nën akuzë për Veprën Penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.116, viti 2024, me metoda speciale të hetimit, masa e arrestit u kërkua pasi punonjësi i IMTV, B.U., rezulton se nuk ka marrë masa për ndërtimet pa leje të konstatuara gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë që edhe Kryetari i Njësisë administrative në abuzim me detyrën nuk ka sinjalizuar ndërtimin pa leje të nënës së tij, por e ka lejuar të vazhdojë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vijon hetimet për këtë çështje.

Advertisement

Në gjendje të lirë u proceduan edhe tre shtetas të tjerë në lidhje me këtë çështje, shtetasi K.L., inspector në IMTV për Veprën Penale “Shpërdorim Detyre” si dhe shtetasit Z.D. dhe M.M. nën akuzë për veprën penale ‘Ndërtim i Paligjshëm’.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy