Mali i Zi po na “merr” izraelitët/ Operatorët: Shqipëria po humbet turistë gjatë gjithë vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mali i Zi po na “merr” izraelitët/ Operatorët: Shqipëria po humbet turistë gjatë gjithë vitit

Mali i Zi po merr turistët tanë izraelitë. Kompania ajrore “Israir”, që ofronte fluturime direkte me Shqipërinë nga Izraeli, ka anuluar fluturimet me vendin tonë duke filluar nga 25 prilli, për të lidhur kontrata të reja me shtetet fqinje. Kjo, shpjegon Rrahman Kasa që drejton Unionin Turistik Shqiptar, falë politikave të tyre incentivuese.

 

RRAHMAN KASA

UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

Advertisement

“Ishte një linjë e konfirmuar, por ndodhi sepse qeveria e Malit të Zi përmes incentivave të saj ju ka ofruar një subvencion, 50 euro për çdo turist, duke parë interesin e vet, fluturimet e programuara për Shqipërinë, plus ato me Malin e Zi, do të shkojnë të gjitha atje. Ka rritur edhe numrin e fluturimeve atje, duke shkuar një avion dy herë në ditë. Një avion me 180 turistë në dytë, me nga dy fluturime në ditë nga data 25 prill deri në 25 tetor, mendoni sa ështyë numri i turistëve që do t’u shkojnë këtyre vendeve.”

 

Me këtë lëvizje, mijëra turistë do t’i shtohen tregut turistik të Malit të Zi, ndërsa Shqipëria do të humbasë vizitorë që vinin përgjatë gjithë vitit, edhe në ture kulturore.

 

Advertisement

RRAHMAN KASA

UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

“Ky kontingjent nga Izraeli nuk është vetëm për pushime verore, kishim një lin jë të rregullt dhe vinin edhe grupe turistike kulturore. Përveç dhomave ose kontratave për pushime verore, që ishin kontrata garanci, dhe për fat të keq do të ngelin bosh sepse janë dhoma të anuluara, janë edhe grupet kulturore që ishin programuar për të ardhur në Shqiëpr dhe që të vijnë në Shqipëri, do të vijnë me linjë ajrore.”

 

Advertisement

 

Unioni Turistik Shqiptar trembet se kjo do të pasojë edhe anulime të tjera.

 

RRAHMAN KASA

Advertisement

UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

“Ka tentativa për të tërhequr tur-operatorët drejt vendeve të tyre. Nga bisedimet që kemi, na e përmendin shpesh që këto vende na japin para, po ju çfarë na jepni. Nuk është çudi që një ditë të na thonë edhe këta që ne po shkojmë andej sepse kemi interes.”

 

Kompania “Israir” kishte fluturime të rregullta me Shqipërinë, 5 herë në javë dhe ofronte shërbimin e charterit për turoperatorët e Izraelit që kishin marrëdhënie me turoperatorët shqiptarë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy