Manastirliu: Në 17 qendra shëndetësore shtohen fizioterapistë dhe logopedë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Në 17 qendra shëndetësore shtohen fizioterapistë dhe logopedë

Dy specialitete të tjera me logopedë dhe fizioterapistë do të shtohen në shërbimet e kujdesit parësor në të gjithë vendin, ku ekipet multidisiplinore do të sigurojnë që pacientët të marrin një kujdes të plotë, duke përfshirë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre në të gjitha aspektet shëndetësore, afër vendbanimit.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Specialiteteve Nr.2 në Tiranë, ka bërë me dije dy shërbimet e reja që i shtohen qendrave shëndetësore.

 

Advertisement

“Ne kemi vendosur që të zgjerojmë shërbimin në 17 qendra shëndetësore të kujdesit parësor në të gjithë vendin, duke ofruar kështu mundësinë për të pasur fizioterapisë dhe logopedë brenda këtyre 17 qendrave. Pra, do të jenë 34 teknikë të shkencave mjekësore, fizioterapistë dhe logopedë, të cilët do të atashohen pranë qendrave tona të kujdesit parësor, për të ofruar shërbime të riaftësimit, rehabilitimit, për grupmosha të ndryshme në varësi të profilit të ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor në qendrat shëndetësore dhe mundësisë që ne po krijojmë për të ofruar një kujdes shëndetësor të integruar dhe për të pasur ekipe multidisiplinore, të cilat ofrojnë shërbimet mjekësor në kujdesin parësor”,- tha Manastirliu.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy