Manja thirrje SPAK-ut: Hetoni Berishën dhe pasurinë e djalit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manja thirrje SPAK-ut: Hetoni Berishën dhe pasurinë e djalit të tij

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se qeveria kërkon që të bëhet drejtësi e barabartë për të gjithë përpara ligjit.

 

Në fjalën e tij, gjatë konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” Manja tha se drejtësia e re duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për për vrasjen në Bulevard, Gërdecin dhe kompleksin Partizani, si dhe të he tojë pasuritë e djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

 

Advertisement

 

“Ne po kërkojmë drejtësi të barabartë.Unë po iu flas në emër të gjithëve, të një force politike që është vendosur nën anën e drejtëisë dhe duke u bërë garante në reformën në drejtësi. Por ne nuk mund ta kemi më gojën për të thënë bravo sepse u bënë 5 vite që vetingu nxjerr nga sistemi njerëz të korruptuar dhe ne presim.

 

Drejtësia e re të hetojë Berishën për vrasjen në Bulevard, Gërdecin dhe kompleksin Partizani. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël.Shqiptarët meritojnë të dinë , ne nuk do të ndërhyjmë vendimet e drejtësië, por ne nuk jemi shurdhë apo të verbër. Ne do të kërkojmë drejtësi të barabartë para ligjit. Ne këtë po kërkojmë këtë nga drejtësia e re, por edhe shqiptarët këtë po kërkojnë.

Advertisement

 

Ne do t’iu mbështesim në rrugën drejt drejtësisë së re.
Më herët kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme për të çuar përpara drejtësië presidentin e vendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha”, tha Manja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy