Masakroi me shkop bejzbolli 46-vjeçarin, arrestohet durrsaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakroi me shkop bejzbolli 46-vjeçarin, arrestohet durrsaku

Arrestohet një 44-vjeçar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të vrase me një send të fortë një shtetas .

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Advertisement

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy