Mashtroi për shitjen e një automjeti, tre persona marrin peng 22-vjeçarin në Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtroi për shitjen e një automjeti, tre persona marrin peng 22-vjeçarin në Kavajë

Tre persona kanë marrë peng një 22-vjeçar, pasi pretendojnë se ky i fundit i ka mashtruar lidhur me shitjen e një automjeti me vlerë 4 mijë euro.

 

Policia njofton se bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një tjetër person, të cilët janë vënë në pranga. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe 22-vjeçari për mashtrim.

 

Advertisement

“Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D”, thuhet në njoftim e policisë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy