Merr çiften dhe shkon të vrasë kushëririn në lokalin e fshatit; pranga 48-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr çiften dhe shkon të vrasë kushëririn në lokalin e fshatit; pranga 48-vjeçarit

Parandalohet nje ngjarje kriminale ne nje lokal në Vore.

 

Policia arrestoi shtetasin Edmond Picari.

 

Advertisement

Ai ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar në rrugë me kusheririn e tij Ervin Picari.

 

Më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe është futur në lokal dhe ka qëlluar.

 

Advertisement

Sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin.

 

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Advertisement

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Advertisement

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy