Mjekët e rinj duan të ikin/ Studentët: Nuk është çështje lekësh, por edhe shërbimesh në shëndetësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët e rinj duan të ikin/ Studentët: Nuk është çështje lekësh, por edhe shërbimesh në shëndetësi

Mishela Lushnjaku dhe Kiada Hoxha janë studente të mjekësisë në vitin e pestë. Ato gjenden përballë një propozimi që i kushtëzon të punojnë tre vite në Shqipëri pas diplomimit, ose në të kundërt të paguajnë një tarifë të paktën 13-fish më të lartë për arsimimin e tyre.

 

E ndërsa Shqipëria prej vitesh tashmë po përballet me largimin masiv të bluzave të bardha, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, a është kjo zgjidhja për t’i mbajtur mjeket e reja në atdhe?

 

Advertisement

MISHELA LUSHNJAKU

 

STUDENTE E MJEKESISE

 

Advertisement

“Kush është ai që do të largohet, kush është ai që do të lerë vendin e vet, të lerë familjen që e ka kryesoren dhe të shkojë e të përballet me mijëra peripeci jashtë shtetit? Merreni kamerën, edhe populli vetë të mendohet, kur shkon në një qendër shëndetësore, çfarë shërbimi i ofrohet, çfarë mjekimi përdoret, edhe nëpër urgjenca po të shkosh nuk kanë mjekimet bazë. Ja vajta unë në Burrel, në Vlorë apo qytete të tjera por nëse nuk ushtroj dot profesionin tim si mjek, kjo është një barrë që më rëndon në ndërgjegje.”

 

Shqetësimi kryesor për studentët e mjekësisë nuk janë kontratat e punësimit, por respektimi i të drejtave të tyre kushtetuese në radhë të parë dhe zgjidhja e problemit thelbësor, krijimi i kushteve për të ushtruar profesionin.

 

Advertisement

KIADA HOXHA

 

STUDENTE E MJEKESISE

 

Advertisement

“Unë që në vitin e parë që kam nisur studimet në mjekësi kam qënë pjesë e protestës që është zhvilluar në vitin 2018, dmth. studimet e mia kanë nisur me protestë dhe shqetësimet që kemi ngritur atëherë vazhdojnë të jenë prezente. Jemi të vetëdijshëm që kërkon kohë por ne nuk po shohim asnjë përpjekje në këtë drejtim, kanë kaluar thuajse 4 vite dhe unë nuk kam parë asnjë ndryshim.”

 

Studiuesit vërejnë se thembra e akilit qëndron tek varfëria e kushteve akademike dhe shkencore, që pasohen nga mungesa e cilësisë.

 

Advertisement

TAULANT MUKA

 

STUDIUES

 

Advertisement

“Universiteti i mjekësisë nuk i plotëson kushtet më minimale për tu konsideruar një universitet bashkëkohor, renditet në vendin 7 mijë, 9 mijë në rankimet e universiteteve, është larg jo vetëm vëndeve të zhvilluara por edhe në Ballkan. Ka nevojë për reflektim për një reformë afatgjatë 10-15 vjeçare, rektorati është ende primitiv.”

 

Ndërkohë qeveria pranon rrezikun që i kanoset vendit në vitet e ardhshme, për të mos plotësuar nevojat për mjekë. Ministria e Arsimit ka deklaruar se konsultimet mbi këtë çështje do të zgjerohen, pasi vendimi nuk i takon vetëm studentëve, por të gjithë shoqërisë që kontribuon për arsimimin e tyre.

 

Advertisement

Ndërsa kryeministri Rama i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Arsimit dhe Rektoratit të Mjekësisë që draft-propozimi të jetë gati brenda një jave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy