Në vitin 2013 i plagosi vajzën, babai merr hak pas 11 viteve, vret me armë 52-vjeçarin në Burrel dhe merr policinë: Më arrestoni!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në vitin 2013 i plagosi vajzën, babai merr hak pas 11 viteve, vret me armë 52-vjeçarin në Burrel dhe merr policinë: Më arrestoni!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në në fshatin Vig të Burrelit.

Një 63-vjeçar i identifikuar si Islam Mata, ka vrarë me armë gjahu Petrit Puplën, 52-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, autori ka marrë policinë në telefon dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, e më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima Petrit Pupla, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e autorit Islam Mata .

Advertisement

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë  gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje,  pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas  ka kërkuar të vetëdorëzohet.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  dhe  po bëjnë shoqërimin e Islam Matës në komisariat.

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy