Njihuni me gratë shqiptare që për dekada me radhë po çminojnë zonat e rrezikshme në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njihuni me gratë shqiptare që për dekada me radhë po çminojnë zonat e rrezikshme në Kosovë

Në nder të Ditës së Gruas, festë kjo që shënohet me datën 8 mars, Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminimin Humanitar (GICHD), ka publikuar një kronikë për gratë kosovare që kanë shërbyer në çminimin e vendit gjatë më shumë se dy dekadave të fundit.

Gjithçka nisi në vitin 1999, kur edhe ishte hera e parë që në Kosovë gratë u rekrutuan në ekipet e çminimit – kësisoj, duke hapur rrugën për rritjen e mundësisë së grave në alternativat e punësimit në sektorin e veprimit ndaj minave në nivel botëror.

Përmes këtij projekti, Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminim Humanitar (GICHD) solli rolin e grave që punojnë në ekipet e çminimit në Kosovë si njëzet vjet më parë ashtu edhe sot.

Videoja fillon me rrëfimin e një prej grave që ka punuar në çminimin e territorit të Kosovës, Gjyle Memaj, e cila thotë se – “E kam pas gjet një anti-tankë, nuk e kujtoj mirë llojin, ngase ka kaluar shumë kohë që nuk kam pasur kontakt me minat”.

Advertisement

“Ndikimi është sikur për të gjithë në kohën e luftës, mirëpo ka qenë ajo periudha kur është dashtë me e marrë veten, me u pajtu me fatin e luftës dhe me e vazhdu jetën tutje”, thotë Memaj në videon e publikuar.

Pjesë e video materialit është edhe Berlinda Benisha, e cila rrëfen fillimet e ecurisë së punës që nisnin që nga vetura e deri të pajisjet anti minuese.

“Në mëngjes kur vinim në punë, i merrnim pajisjet edhe i vendosnim në veturë dhe vazhdonim për terren, në fushë ku edhe kishim me punu”, thotë Berlinda.

Në anën tjetër, një grua tjetër, e cila ka punuar në deminimin e Kosovës, është edhe Saranda Kastrati – e njëjta ka ndarë sugjerimet e saj për të gjitha vajzat që interesohen për tu bërë pjesë e këtij profesioni.

Advertisement

“Nëse veç mendojnë me hy në deminim, një punë me një rrezik – ju kisha lutur, që të kenë një kujdes sa më të madh dhe le të vazhdojnë sepse është punë shumë e mirë e që shpëton jetë”, thotë Kastrati.

Tutje, eksperiencën e saj në çminim e rrëfen edhe Delfina Lokaj.

“Duke u trajnu, filloi me më pëlqy puna, dhe mandej u tregova e mirë gjatë trajnimit. Më ofruan punën e mbikëqyrëses së ekipit të femrave”, thotë Lokaj.

Pjesë e videos së Qendrës Ndërkombëtare të Gjenevës për Çminimin Humanitar (GICHD), janë edhe shumë gra e vajza të tjera nga Kosova, të cilat kanë shpalosur historinë e tyre drejt profesionit të çminimit.

Advertisement

Për më tepër detaje, klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta parë video materialin e plotë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy