“Nuk i rezistoi tundimit”, Balla vizitë në burgun e Drenovës, flet për rastin e Ardian Isufit dhe u jep mesazh përfituesve të amnistisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk i rezistoi tundimit”, Balla vizitë në burgun e Drenovës, flet për rastin e Ardian Isufit dhe u jep mesazh përfituesve të amnistisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar këtë të premte një vizitë në burgun e Drenovës në Korçë.

Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me Ardian Isufin, i cili e shijoi lirinë e tij që përfitoj nga amnistia vetëm 24 orë. Dy ditë më parë, disa minuta pasi la qelinë, Isufi kreu një tjetër vjedhje, duke marrë një makinë në Korçë.

Për këtë rast, Balla tha se Isufi nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe ka konsumuar të njëjtën vepër penale, teksa ka përgëzuar strukturat e policisë për vigjilencën e treguar.

Balla gjithashtu u dërgoi edhe një pesazh të gjithë përfituesve të tjerë të amnistisë, duke u thënë që këtë liri ta përdorin në të mirë të tyre dhe të qëndrojnë sa më larg veprave penale.

Advertisement

Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal. Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme.

Në këtë aspekt dua tju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale. Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale.

Pyetja lidhur me turizmin dhe a ka kapacitet policia per te perballuar fluksin per me shume se 10 milion turiste qe jane parashikuar”, tha Balla nga Korça./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy