Opozita kaos te “Zgjedhorja”, demokratët zënë karriget, përplasen me socialistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita kaos te “Zgjedhorja”, demokratët zënë karriget, përplasen me socialistët

Nga Enkelejda Mema 

Rikthimi i tryezës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore përveç rrëmujës dhe sherrnajës nuk prodhoi asgjë tjetër.

Të parët që erdhën në sallën ku mazhoranca dhe opozita pritej të çelnin diskutimet për “zgjedhoren” ishin deputetët demokratë, mbështetës të Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës. Me zhurmuese me vete, ata u zunë karriget dhe u përplasën verbalisht me socialistët që erdhën të fundit.

Nga këto pamje të regjistruara nga deputetët demokratë brenda në sallë, pasi mediat nuk lejoheshin pa nisur seanca u mësua se Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari demokrat nuk erdhi, madje asnjë  përfaqësues tjetër i Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.

Advertisement

Në kushtet kur diskutimet për “zgjedhoren” ishin të pamundura të zhvilloheshin, Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist u largua.

Akuzave të mazhorancës se opozita po bllokon komisionin për reformën elektorale, iu përgjigj Gazmend Bardhi.

Pas provës së parë të dështuar për të nisur diskutimet për ndryshime në kodin zgjedhor, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj do të duhet të zhvillojnë një tjetër takim për të vendosur për të ardhmen e “zgjedhores”.

E ndërsa demokratët dhe socialistët debatonin për zëvendësimin e Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin, kryetari i grupit parlamentar të PS takohej me përfaqësuesit e OSBE.  Në reagimin e tij, ai bën fajtor për bllokimin e “zgjedhores” të dy grupimet e PD-së, ata që erdhën dhe e pamundësuan mbledhjen dhe ata që nuk paraqitën fare.

Advertisement

“Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje? Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare”, tha Çuçi.

Në pritje të përcaktimit të fatit të “zgjedhores”, nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar se reforma zgjedhore bëhet edhe pa komisionin bipartizan, por për 84 votat në parlament do t’i duhen kartona jeshilë nga opozita./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy