Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH/ Boçi: Drejtësia është kapur nga qeveria!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH/ Boçi: Drejtësia është kapur nga qeveria!

Deputetët e opozitës kanë kërkuar ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e mocionit me debat për raportin që DASH publikoi për Shqipërinë.

 

Luçiano Boçi tha se ai është një ndër raportet më të rënda për situatën në Shqipëri, ndërsa sipas tij tregon gjendjen e vërtetë të vendit tonë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot. Boçi tha se në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti.

 

Advertisement

Kërkesa ynë për mocion me debat niset nga fakti që Dash është një nga raportet më të rënda ju do thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionit  e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët“, tha Luçiano Boçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy