Parakalim i gabuar/ Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë, dy të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parakalim i gabuar/ Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës – Rrogozhine, pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km larg Shkëmbit të Kavajës.

 

Nga informacione paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip Mercedes Benz i cili ka përfshirë në aksident mjetin tif Ford dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

 

Advertisement

Në vendngjarje ka mbëritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku ata janë nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy