Parakalim i gabuar/ Makina përplas mjetin e parkuar dhe urbanin e Unazës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parakalim i gabuar/ Makina përplas mjetin e parkuar dhe urbanin e Unazës

Një aksident është shënuar në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

 

Në aksident janë përfshirë dy mjete të vogla dhe urbani i linjës së Unazës.

 

Advertisement

Policia njofton se shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me urbanin e Unazës.

 

Si pasojë e këtij aksidenti, ka vetëm dëme materiale.

 

Advertisement

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K.

 

Advertisement

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy