
Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.
Ndërsa e cilësoi një krim të përbindshëm, Braçe deklaroi se pesë abuzuesit do të hetohen deri në fund dhe do të gjykohen në burg.
Në postimin e tij, ai foli edhe për ndarjen që sipas tij shoqëria shqiptare bën lidhur me gjininë e fëmijës. Ai tha se ky mendësim duhet të ndryshojë.
Postimi i plotë:
KETA “BURRA” JANE NE BURG!
DO HETOHEN DERI NE FUND
E GJYKOHEN TE KYCUR NE BURG!
Jane nen akuze per nje krim te rende:
PERDHUNIMIN E NJE VAJZE TE MITUR,
VETEM 15 VJEC!
Nuk di sot se si do vendosin gjykatesit,
POR KRIMI ESHTE I PERBIDSHEM!
Shoqeria prej ditesh po i DENON,
jo vetem pjesa femerore e saj,
por shoqeria si e tere.
Deri ketu e gjithe ngjarja duket e jetuar,
e perseritur deri ne NORMALITET!
Mjafton? JO!
DUHET “VRARE” KY NORMALITET:
PERDHUNIM, ARRESTIM, DENIM SHOQEROR, DENIM GJYQESOR, PERSERITJE!
Duhet te ndryshojme me ne fund,
fort madje; si burra se pari, si familje,
si shoqeri, si qeveri, si gjyqesor;
NE QENDRIMIN NDAJ VAJZES, GRUAS, NENES!
E keni vene re se sa hidherohen burrat-gati gjysma e tyre, kur mesojne se do linde vajze, se si shtyjne drejt abordit kur mesojne se po vjen nje vajze,
se si i pengojne te shkojne ne shkolla e arsimohen, se si i quajne kurva sa i shohin qe jane te bukura, te ditura, te pavarura,
te hapura e bashkepunuese, konkuruese e te paarritshme, se si i duan ne pune vec ne zyre e prane si joshje, se si i perdorin thjesht si shoqeruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojne, shfrytezojne per prostitucion, se si shajne gjithe mllef nga motra e nena, madje se si mesojne dhe “cunat e babes” te shajne mu ashtu,
por kurre nuk shahen nga ata qe jane?!
Ky eshte problemi qe kemi;
E kemi me 50% te shoqerise qe e pranon vajzen, gruan per pune shtepie e sherbime seksuale, e kemi dhe me gjysmen e gjysmes qe vijon ende ta edukoje vajzen, gruan me kulturen e nenshtrimit, pabarazise e shfrytezimit!
Duhet te ndryshojme tani;
LIGJET jane, duhen zbatuar nje per nje dhe pike!
Por duhet me shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt,
aty ne familje si djem e si burra,
por edhe si nena, gra e vajza;
aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje per ti ngulitur ne mendje cdo djali e vajze se jane njesoj e quhen me te mire vec prej merites e jo prej gjinise e muskulit;
KUDO ME PAS, CDO DITE, VECANERISHT ATY KU PUSHTETI GJITHFARESH E MBI LIGJIN, SHPIF, SHANTAZHON, BULLIZON, PERDOR, SHFRYTEZON, PERDHUNON NJE VAJZE, NJE GRUA!
ARSIM, PUNESIM, LIRI, BARAZI, PAVARESI, MBROJTJE PER CDO VAJZE!