“Përshëndes fjalimin e Monikës, përveç fjalisë së fundit”, Meta ndihet i braktisur: Nga 100 anëtarë, sot nuk përgjigjen as 40

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Përshëndes fjalimin e Monikës, përveç fjalisë së fundit”, Meta ndihet i braktisur: Nga 100 anëtarë, sot nuk përgjigjen as 40

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues, ka përshëndetur fjalën e Monika Kryemadhit, përveç fjalisë së fundit, ku ajo tha se “nuk më rruhet hiç për burgun”.

Meta më tej, foli edhe për braktisjen e partisë dhe anëtarësimet përmes nepotizmit, duke thënë se nga 100 anëtarë që janë të regjistruar, sot nuk i përgjigjen as 40 të tillë.

“Përshëndes fjalimin e Monikës, përveç asaj fjalës që bie në kundërshitim me kodin e etikës.

Partia më e madhe demokratike në botë duke crrënjosur nepotizmin do të jetë partia jonë.

Advertisement

Ka 100 anëtarë LRI që nuk i mbajnë mend kur i kanë vendosur, thirri sot, nëse i gjen 40 veta. Ka mbi 40 këshilltarë, në bazë të marrëveshjes me Berishën, kam më shumë këshilltarë sesa anëtarë. E kjo për pasojë e nepotizmit, mbylljes.

Monika është një pro amerikane e pa epur, por dhe ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi një model të qartë të Federatës së Nepotizmit të SHBA”, tha ai/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy