Problematikat me pronat dhe trashëgiminë, avokati: Çdo gjë të bëhet me testament, në Shqipëri akoma besojnë te fjala

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Problematikat me pronat dhe trashëgiminë, avokati: Çdo gjë të bëhet me testament, në Shqipëri akoma besojnë te fjala

Avokati Lefter Xhengo i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur mbi problematikat e pronave. Avokati bën thirrje që të lihet testament pasi është zgjidhja më e mirë për të mos sjellë konflikte për ndarjen e pronave apo pasurisë pasi një familjar ndërron jetë.

Xhengo: Pas 30 vitesh kanë filluar problematikat e kalimit të pronësisë me ligj ose me trashëgimi apo testament. Këto çështje janë shumë të ndërlikuara për sa i përket marrëdhënieve familjare.

A kemi nevojë për testament?

Xhengo: Trashëgimia është një pjesë e referuar në Kodin Civil dhe është e përcaktuar. Testamenti është diçka që e zgjidh më mirë trashëgiminë. Në Shqipëri familjarët nuk arrijnë ta kuptojnë se çfarë probleme do të ndodhinin pas ndërrimit të jetës. Trashëgimia ligjore përcakton që në pjesë të barabarta personat përfshihen në atë pasuri që ka lënë trashëgimtari. Testamenti është zgjidhja më e mirë, por testamentari duhet të ketë parasysh që pjesën e pronës t’ia kalojë djalit nëse ai është kujdesur për prindërit gjithë jetën. Ndërsa për vajzat të shprehet në testament… që i jep një shumë të depozituar në bankë.

Advertisement

Avokati thotë se në një ambient si shoqëria shqiptare, e cila beson te fjala, marrëdhënia familjare, akoma nuk është krijuar një kulturë që çdo gjë të bëhet në mënyrë ligjore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy