Prostitucion në pallatin e lagjes, nisin hetimet për 4 persona në Durrës, mes tyre dy të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prostitucion në pallatin e lagjes, nisin hetimet për  4 persona në Durrës, mes tyre dy të huaj

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për katër persona për veprën e penale “ushtrim të prostitucionit”. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se këta shtetas kryenin veprimtarinë e paligjshme në ambientet e një pallati në lagjen nr.4.

Policia u ka sekuestruarve të dyshurave 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Hetimet në gjendje të lirë nisën për shtetasit  R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse).

Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy