Pse nuk i mbrojtët votat/ Berisha: Procesi vazhdon ende, nuk mund ta gjykojmë nga një moment

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse nuk i mbrojtët votat/ Berisha: Procesi vazhdon ende, nuk mund ta gjykojmë nga një moment

Mbrojtja e votës për të cilën deklaron se është vjedhur, sipas ish liderit të PD, Sali Berisha është një proces që ende vazhdon.

 

Në Vizion Plus, i ftuar në emisionin QuoVadis, Berisha shprehet se protetat në vijim janë pjesë e këtij procesi, duke shtuar se hapat e parë janë pozitivë.

 

Advertisement

“Sali Berisha është në proces e sipër, nuk mund ta gjykojmë nga një moment. Në këtë proces me gjithë marrjen e logos, mosregjistrimin e emrit tim, me gjithë 860 mijë pagesa në mes të fushatës elektorale, me gjithë 1 milionë e 300 mijë zgjedhës të ndryshuar qendrën përsëri së bashku me Partinë e Lirisë u votuam falë kandidatëve mbi 500 mijë vota”, thekson Berisha. “Unë në mënyrë të përsëritur kam deklaruar publiksht se mbrojtja e votës është një proces, nuk mund t’i disinformoj qytetarët është proces që vazhdon dhe protesta që do bëhen për mbrojtjen e votës janë të gjitha procese edhe përpjekja për të ndërgjegjësuar janë pozitivë. Hapat e parë janë fare pozitivë”, shton ai.

 

Nga ana tjetër, Berisha deklaron se ka mbështetjen e 500 mijë qytetarëve pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit për të minimizuar votën ndaj tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy