Rama krenohet me emetimet minimale të Shqipërisë në Samitin për Klimën: Plani ynë për 2050

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama krenohet me emetimet minimale të Shqipërisë në Samitin për Klimën: Plani ynë për 2050

Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe duke theksuar se Shqipëria nuk emeton fare dioksid karboni teksa prodhon energji elektrike për shkak të prodhimit të saj përmes burimeve hidrike dhe diellit duke shtuar se vendi do të përpiqet edhe të çojë në zero emetimet totale të vendit deri në 2050.

Megjithatë, Rama tha se ka një presion të madh për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit ndaj vendeve në zhvillim, ndërkohë që vendet e zhvilluara janë kontribuesit kryesorë për ndotjen.

Kryeministri po ashtu nuk la pa shtuar se vendi është përballë rrezikut që ndryshimet në klimë të sjellin probleme me energjinë për shkak të varësisë nga reshjet.

Advertisement

 

Megjithatë ne kemi investime të rendësishme në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli për të minimizuar këtë rrezik”, tha Rama duke falenderuar edhe organizatorët e këtij Samiti, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama tha se Shqipëria ka shpallur tashmë Parkun e Vjosës si të mbrojtur nga shteti, i vetmi lum i egër tashmë në Europë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy