Rama: Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit, mbështetja do të vijojë edhe gjatë 2024-ës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit, mbështetja do të vijojë edhe gjatë 2024-ës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 2.2 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm do të përdoret për Programin e Bonusit të Bebes.

 

Kreu i qeverisë njoftoi se 36 mijë familje kanë përfituar nga ky bonus gjatë këtij viti.

 

Advertisement

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan ai.

 

Bonusi i bebeve përfitohet nga prindër që sjellin në jetë fëmijë, si një formë e qeverisë jo vetëm për të mbështetur familjet, por edhe stimuluar lindjet.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy