Rama takon Begajn, diskutohet mbi Procesin e Berlinit dhe vizitën e presidentit francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama takon Begajn, diskutohet mbi Procesin e Berlinit dhe vizitën e presidentit francez

Një javë nga e hëna e 16 tetorit kur liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për samitin e Procesit të Berlinit, Edi Rama i shkoi në zyrë Bajram Begaj.

 

Diskutimi i kryeministrit me presidentin ishte për çështjet të cilat Shqipëria do të ngrejë përveç asaj që përbën shtyllën kryesore të Procesit të Berlinit, anëtarësimin ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

 

Advertisement

Në facebook, kreu i qeverisë bën me dije se presidenti francez Emmanuel Macron përveç pjesëmarrjes në tryezën e diskutimeve do të zhvillojë edhe vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.

 

Kreu i Elizes do të ketë një takim dypalësh me presidentin Bajram Begaj, duke bërë që Emmanuel Macron të jetë i pari president francez që viziton zyrtarisht vendin tonë.

 

Advertisement

Piramida është vendi që do të mikpresë Procesin e Berlinit. Është hera e parë që ai zhvillohet në një vend jo anëtar i Bashkimit Evropian.

 

Krijimi i tregut të përbashkët rajonal dhe më pas integrimi i tij në atë evropian, fqinjësia e mirë, rruga drejt Bashkimit Evropian janë tre çështjet për të cilët liderët e BE-së dhe BP-së do të diskutojnë.

 

Advertisement

Marrëveshja e parashikuar për tu nëshkruar nga kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Mali të Zi, Bosnje Herecegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është për njohjen e kualifikimeve profesionale.

 

Në të njëjtën ditë do të përurohet dhe nisja e punimeve për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë.

 

Advertisement

Përveç çështjeve të caktuara në agjendë, ky kryefjala është anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit Perëndimor, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë por edhe konfliktet e armatosura përtej Evropës por me ndikim në ruajtjen e sigurisë pritet të jenë pjesë e diskutimeve mes liderëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy